Lidhje

Poroshenko viziton Mariupolin


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko mbërriti në Mariupol, qyteti port në juglindje të vendit, në vijën e frontit të betejës me separatistët pro-ruse, mes njoftimeve se luftimet shpërtheu përsëri, pavarësisht nënshkrimit të armëpushimit të premten.

Para se të mbërrinte sot, zoti Poroshenko e deklaroi përmes twitterit qytetin tokë ukrainase që nuk do t’i dorëzohej askujt. Ai tha gjithashtu se kishte urdhëruar shtimin e mbrojtjes së qytetit me disa raketa-hedhës, tanke dhe forca ajrore.

Luftime janë njoftuar në Mariupol dhe pjesë të tjera të Ukrainës lindore që kur armëpushimi hyri në fuqi, me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën për shkeljen e marrëveshjes.

Megjithëse armëpushimi njoftohet të ketë qënë i qëndrueshëm sot paradit, zoti Poroshenko tha se forcat separatist filluan bombardimin e pikave ushtarake ukrainase në lindje pasi ai mbërriti në Mariupol.

XS
SM
MD
LG