Lidhje

Kongresi heton Shtëpinë e Bardhë rreth rastit Porter


Një komision i Kongresit amerikan po heton përse anëtari i stafit të Presidentit Trump, Rob Porter, nuk u shkarkua nga posti në Shtëpinë e Bardhë për muaj të tërë pasi FBI-ja pati dorëzuar raportet zyrtare ku dy ish-bashkëshortet e tij e akuzonin për dhunë në familje.

Zoti Porter dha dorëheqjen javën e kaluar, por drejtori i FBI-së, Christopher Wray, u tha ligjvënësve këtë javë se hetuesit e kishin informuar Shtëpinë e Bardhë që në muajin mars të vitit të kaluar për akuzat ndaj zotit Porter.

Në qendër të hetimit të ri do të jetë roli që ka luajtur Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, i cili ishte edhe eprori i zotit Porter kur u informua për akuzat rreth tij.

Senatori demokrat Martin Hienrich u pyet nëse mendon se zoti Kelly duhet të dorëhiqet:

“Absolutisht, po... Po, sepse mendoj që u munduan shumë për t’u siguruar që nuk do ta merrte vesh publiku. Nuk duhet të punojë në Shtëpinë e Bardhë një person ndaj të cilit ka akuza të tilla të besueshme për dhunë në familje”, tha Senatori Heinrich.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Kelly i mori vesh këto akuza abuzimi vetëm javën e kaluar kur u përshkruan në hollësi nga një tabloid britanik, “The Daily Mail”.

XS
SM
MD
LG