Lidhje

Bomba më e fuqishme jo-bërthamore ndaj ISIS-it


Pentagoni nxori sot pamjet e para nga përdorimi i bombës më të fuqishme jo-bërthamore. Dje forcat amerikane goditën një kompleks tunelesh dhe shpellash të përdorura nga Shteti Islamik në pronvincën Nangarhar, në Afganistanin lindor. Sipas njoftimeve të sotme, janë vrarë rreth 36 ushtarë të Shtetit Islamik. Pentagoni thotë se është ende duke bërë vlerësimin e goditjes.

Pentagoni publikoi të premten disa pamje pas përdorimit të bombës GBU-43, të mbiquajtur “nëna e gjithë bombave”, e cila peshon pothuajse 11 tonë. Ekspertët ushtarakë thonë se ajo është projektuar për të shpërthyer mbi tokë dhe se shpërthimi i saj është tmerrues. Është hera e parë që kjo lloj bombe përdoret në luftime.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë e quajti bombën një armë masive, të fuqishme dhe të saktë:

“Në objektiv kishim një sistem tunelesh dhe shpellash që luftëtarët e ISIS-it përdorin për të qarkulluar lirisht dhe për të sulmuar këshilltarët ushtarakë amerikanë dhe forcat afgane në zonë. SHBA-ja e merr shumë seriozisht luftën kundër ISIS-it dhe për t’i mundur duhet t’u mohojmë hapësirat operacionale. SHBA ndërmorri të gjitha masat paraprake të nevojshme për të parandaluar viktima në civilë dhe dëme dytësore gjatë operacionit”, tha zoti Spicer.

Presidenti Donald Trump vlerësoi bombardimin:

“Jemi shumë krenarë për ushtarakët tanë dhe këtë operacion të suksesshëm.”

Presidenti u pyet nëse e autorizoi ai sulmin:

“Të gjithë e dinë çfarë ndodhi dhe se jam unë ai që autorizon ushtrinë. Ne kemi ushtrinë më madhështore në botë dhe ata kanë kryer detyrën e tyre, si zakonisht. Ne u kemi dhënë autorizim të plotë dhe ata po veprojnë.”

I pyetur nëse SHBA-ja po dërgonte një sinjal për vende të tjera duke përdorur këtë bombë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit nuk ktheu përgjigje.

“Nuk do të flas përtej kornizës time dhe të trajtoj çështje ushtarake të NATO-s.”

Ekspertët ushtarakë thonë se meqë bomba nuk është përdorur më parë, pikëpyetja kryesore është për efektshmërinë e saj ndaj objektivave të ISIS

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG