Në Vlorë janë bllokuar prej gati dy javësh linjat detare me Italinë për shkak të mungesës së trageteve. Sipas Portit të Vlorës dy shoqëritë që administrojnë mjetet e lundrimit nuk po zbatojnë kontratat. Bllokimi ka sjellë pasoja jo vetëm për lëvizjen e udhëtarëve, por edhe për transportet e vogla të mallrave.
Korrespondenti ynë Raimond Kola sjell hollësi.