Lidhje

Presidenti Obama mban sonte fjalimin në Sharlot


Ai do të parashtrojë vizionin e tij ekonomik për vendin dhe për të bindur votuesit e pavendosur t’ia japin atij votën

Presidenti amerikan Barak Obama do ta shfrytëzojë fjalimin e tij sot në Kuvendin Kombëtar Demokrat për të parashtruar vizionin e tij ekonomik për vendin dhe për të bindur votuesit e pavendosur t’ia japin atij votën.

Këshilltari i zotit Obama, David Plouffe i tha sot televizionit ABC se, pas fjalimit, votuesit do të kenë një "mendim shumë të qartë" se ku beson presidenti se duhet të shkojë vendi ekonomikisht.

Nëntë javë përpara zgjedhjeve të 6 nëntorit anketat tregojnë se ai është në barazim me rivalin republikan Mitt Romney.

Zoti Plouffe tha se nuk pret që kuvendi demokrat të sjellë një rritje në anketa. Në intervistën televizive, zoti Plouffe tha se pret që gara të vazhdojë të mbetet e ngushtë.

Por fushata e presidentit mori një nxitje të madhe mbrëmë me fjalimin e të ish-presidentit Bill Klinton, që vazhdon të jetë një figurë popullore mes amerikanëve të cilët nuk e kanë harruar rritjen ekonomike gjatë dy mandateve të tij në vitet 1990.

XS
SM
MD
LG