Lidhje

Presidenti Barak Obama shpall kandidaturën për rizgjedhje


Presidenti Barak Obama shpall kandidaturën për rizgjedhje
Presidenti Barak Obama shpall kandidaturën për rizgjedhje

Presidenti Barak Obama filloi sot zyrtarisht fushatën për rizgjedhjen e tij. Tani, u tha presidenti përkrahësve të tij, është koha për të hedhur themelet për fushatën zgjedhore.

Në një deklaratë që bëri sot, zoti Obama tha se është duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për Komisionin Zgjedhor Federal, që u hap rrugën përpjekjeve për sigurimin e donacioneve.

Ai tha se vendi është duke u përpjekur “për ta mbrojtur përparimin që është bërë” dhe u ka bërë thirrje përkrahësve të ndihmojnë për t’i dhënë formë një fushate, sipas fjalëve të tij, me një frymë më të re se kurrë ndonjëherë.

Presidenti Obama e ka përmirësuar paksa imazhin e tij politik që nga nëntori i kaluar, kur republikanët siguruan një fitore dërrmuese në zgjedhjet e mesit të mandatit për në Kongres, duke rimarrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe duke pakësuar shumicën e demokratëve në Senat.

Presidenti Obama, popullariteti i të cilit ka rënë që nga ardhja në postin e Presidentit, vazhdon të ketë rreth 50 për qind përkrahje nga publiku në shumicën e anketimeve të zhvilluara. Shumica e ekspertëve thonë se zoti Obama ka një avantazh të vogël në garën me rivalin e tij republikan, që ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë.

XS
SM
MD
LG