Lidhje

Presidenti i Bolivisë Evo Morales largohet pas rritjes së presionit


njerëzit duke festuar pas dorëheqjes së presidentit bolivian

Presidenti i Bolivisë Evo Morales njoftoi dorëheqjen gjatë një fjalimi televiziv pas një jave protestash për "parregullsitë" e zgjedhjeve të zhvilluara javën e kaluar.

Presidenti Evo Morales duke njoftuar dorëheqjen në televizion
Presidenti Evo Morales duke njoftuar dorëheqjen në televizion

Më herët, ai pati rënë të dakort për organizimin e zgjedhjeve të reja. Zoti Morales i pati fituar këto zgjedhje me një rezultat të ngushtë, por Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) publikoi gjetjet e saj me parregullsi të konstatuara në pothuajse të gjitha aspektet e shqyrtuara.

Pak orë më vonë, shefi i shtabit të ushtrisë Williams Kaliman tha se organizimi i zgjedhjeve të reja nuk do të mjaftonte. "Pasi analizuam situatën e konfliktit të brendshëm, i kërkojmë presidentit të dorëhiqet, duke lejuar rivendosjen e paqes dhe stabilitetit për të mirën e Bolivisë tonë", tha gjenerali Kaliman.

Pas thirrjes së tij dhe Organizatës së Shteteve Amerikane, disa ministra të rëndësishëm dhe kreu i kolegjit zgjedhor dhanë dorëheqjen.

Shtetet e Bashkuara mirëpritën vendimin për organizimin e zgjedhjeve të reja.

"Mbështesim plotësisht konkluzionet e raportit zyrtar të OAS-it që rekomandon zgjedhje të reja në Bolivi për të siguruar një proces të vërtetë demokratik që do të reflektojë vullnetin e popullit. Duhet t'i rikthehet besueshmëria sistemit elektoral", shkruajti në Twitter Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Zoti Morales ishte në mandatin e tij të katërt si Presidenti i Bolivisë. Ai i pati quajtur më parë grusht shteti protestat kundër rizgjedhjes së tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG