Lidhje

Vrasja e John Kenedit, qindra dokumente ende sekret


Shumica e dokumentave dhe të dhënave që lidhen me vrasjen e Presidentit amerikan John F. Kennedy, u vunë në dispozicion të publikut nga Arkivat Kombëtare.

Megjithatë, Presidenti Donald Trump ka urdhëruar që qindra dosje të mbeten sekrete, të paktën përkohësisht, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Interesi më i madh nga ana akademike për dokumentat e vrasjes përqendrohet tek dosjet që kanë të bëjnë me një vizitë të vrasësit të Presidentit Kennedy, Lee Harvey Oswald, në Meksikë, dy muaj para vizitës së presidentit në Dallas më 22 nëntor, 1963.

Debatet dhe teoritë e konspiracionit filluan të përhapen brenda disa ditësh pas vrasjes.

"Dua të di me saktësi se çfarë ndodhi. Nëse ishte vetëm një person që e vrau, e kuptoj që kjo do ta qartësonte çështjen përgjithmonë, por nëse jo atëherë kjo do të tregonte se çfarë janë në gjendje të bëjnë forcat më të mëdha dhe kjo më frikëson disi. Sidoqoftë, do të doja të dija se çfarë ndodhi”, thotë Chuck Demus.

Një hetim prej 10 muajsh për vrasjen e Presidentit Kennedy nga një komision i drejtuar nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Earl Warren arriti në përfundimin se Oswald, personi i vetëm i arrestuar për vrasjen, kishte vepruar i vetëm dhe se probari i klubit të natës, Jack Ruby veproi i vetëm në vrasjen e Oswaldit, ndërsa ai ishte I ndaluar nga policia dy ditë më pas.

Një anketë e vitit 2013 e organizatës Gallup, tregonte se një shumicë e konsiderueshme e amerikanëve besojnë se kishte edhe persona të tjerë që luajtën rol në vrasje, përveç Oswaldit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG