Lidhje

Obama: Ekonomia nuk po rritet me shpejtësi të mjaftueshme


Obama: Ekonomia nuk po rritet me shpejtësi të mjaftueshme
Obama: Ekonomia nuk po rritet me shpejtësi të mjaftueshme

Presidenti amerikan Barak Obama u ka thënë punëtorëve të një fabrike të baterive në Miçigan se amerikanët duhet t’i bëjnë trysni Kongresit të miratoj projekt ligje që do të krijojnë vende të reja pune.
Ai foli sot në Hollandë të Miçiganit, në një fabrikë ku një grant federal me vlerë 3 milionë dollarë pritet të krijojë 150 vende të reja pune duke prodhuar disa bateri për makinat hibride dhe elektrike në Miçigan dhe shtetin fqinj Uiskonsin.
Zoti Obama tha se ekonomia nuk po rritet me shpejtësi të mjaftueshme. Ai tha se ishte i zhgënjyer me bllokadën e kongresit që ai tha se kishte minuar besimin e publikut.
Presidenti i bëri thirrje audiencës të kontaktojnë përfaqësuesit e tyre në Kongres dhe t’u kërkojnë atyre të miratojnë ligjin ekzistues mbi taksat, fondet e ndërtimit të rrugëve dhe autorizimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë. Ai tha se ligjet e tilla do të ndihmojnë punësimin e anëtarëve të shërbimit ushtarak të kthyer nga lufta.
Ai gjithashtu premtoi se do të krijojë lidhe tjera për krijimin e vendeve të reja të punës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha të enjten se presidenti Obama beson se është e rëndësishme të bisedohet me amerikanët për ekonominë. Presidenti ka planifikuar një udhëtim me autobus nëpër shtetet përëndimore dhe qëndrore për javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG