Lidhje

Presidenti Obama lidh synimet arsimore me rimëkembjen ekonomike


Presidenti Obama lidh synimet arsimore me rimëkembjen ekonomike
Presidenti Obama lidh synimet arsimore me rimëkembjen ekonomike

Në një emison televiziv të kanalit NBC, presidenti Obama theksoi përpjekjet e administratës së tij për të rekrutuar 10 mijë mësues të profileve si shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika gjatë dy viteve të ardhëshme.

Që nga ardhja e tij në pushtet, presidenti ka njoftuar reforma të medha në fushën e arsimit përfshi nismën, “Race to the Top” “Gara për në Krye” përmes së cilës shtetet konkurojnë për të marrë ndihma financiare prej fondit rreth 4 miliard dollarësh që synon të nxisë novacionet dhe reformën.

Zoti Obama e quajti si të pajustifikueshme atë të cilën e quajti status quo ku 2 mijë shkolla në mbarë vendin njihen për shkallën e lartë të braktisjes, çfarë kërkon dryshime radikale, u shpreh presidenti. Ai tha se megjithëse shumica e mësuesve duan të bëjnë një punë të mirë, ata të cilët nuk i plotësojnë detyrat duhet të përjashtohen nga puna.

Duhet të jemi në gjendje të identifikojmë mësuesit që bëjnë punë të mirë. Ne duhet t’u japim mbështetjen dhe trajnimin për të arritur synimet atyre që nuk po punojnë mirë. Dhe përfundimisht, nëse disa mësues nuk po bëjnë punën të mirë, ata duhet të largohen.

Zoti Obama ka theksuar shpesh statistikat që tregojnë se studentët amerikanë janë shumë mbrapa krahasuar me studentët e vendeve të tjera në lendët e matematikës dhe shkencës.

Të henën, presidenti bëri thirrje për forcimin e mësimdhënies në këto fusha dhe fusha të tjera themelore në përgatitjen e studentëve për të konkurruar në ekonominë e shekullit 21.

Pjesë e sfidës për të gjithë vendin është që të kuptojë se sa arrijte të mira kemi në fushën ekonomike. Nëse do të krijohen vende pune, vende pune të shkallës së lartë që mbështesin familjet dhe mbështesin të ardhmen e popullit amerikan, kjo do të varet nëse do të bëjmë diçka rreth këtyre shkollave.

Në një kohë kur shumica e demokratëve në Kongres përballet me një klimë të vështirë para zgjedhjeve të pjeshme të nëntorit, zoti Obama deklaroi zyrtarisht fitore të hënën duke nënshkruar një legjislacion që u ofron bizneseve të vogla shkurtim taksash dhe mundësi për hua.

Por republikanët në opozitë, me propozimin e politikave të tyre të quajtur “Pledge to America” “Premtimi për Amerikën” dhe me konkurentë të mundëshëm presidencial për zgjedhjet e vitit 2012 si ish guvernatori i Masaçusets Mitt Romney, vazhdojnë të sulmojnë politikat e tij. Zoti Romney foli të shtunën në një takim të Partisë Republikane në Nju Hampshire.

Politikat dhe veprimet e tij ishin më kundër rritjes, investimeve, dhe politikave të punës që kemi parë në historinë tonë.

Presidenti ka reaguar duke theksuar rritjen e vendeve të punës nga programi stimulues prej afro 800 miliard dollarësh të miratuar vitin e kaluar, mbështetjen për bizneset e vogla dhe rimëkembjen e industrisë së automobilëve.

Por presidenti Obama po përballet me mbështetje të ulët në anketat publike, me shtimin e pyetjeve se sa mbështetje mund të presin demokratët nga të pavarurit dhe votuesit e rinj të cilët ishin faktori kyç në fitoren e tij në vitin 2008. Gjatë dy ditëve që vijnë, presidenti do të promovojë përpjekjet e administratës së tij për rimëkembjen ekonomike dhe shtimin e vendeve të punës. Ai do të shkojë në Nju Meksiko, Ajova, Viskonsin dhe Virxhina para se të kthehet në Shtepinë e Bardhë të mërkurën.

XS
SM
MD
LG