Lidhje

Presidenti Obama luan golf me kongresmenin republikan Xhon Bejnër


Presidenti Obama luan golf me kongresmenin republikan Xhon Bejnër
Presidenti Obama luan golf me kongresmenin republikan Xhon Bejnër

Presidenti amerikan Barak Obama po luan sot golf me një nga kritikët e tij më të ashpër, kongresmenin republikan Xhon Bejnër.

Kishte disa muaj që pritej zhvillimi i ndeshjes pranë bazës së Forcave Ajërore, Andrews, në rrethinat e Uashingtonit.

Siç thonë analistët, Presidenti Obama dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Bejnër kanë marrëdhënie të mira pune dhe e respektojnë njëri tjetrin por kanë patur përplasje mbi disa çështje të mëdha, përfshirë buxhetin.

Ndihmësit e tyre shpresojnë që loja miqësore të jetë një mundësi që dy udhëheqësit të diskutojnë mbi problemet e vendit dhe t’i afrohen arritjes së një marrëveshjeje.

XS
SM
MD
LG