Lidhje

Presidenti Obama nënshkruan ligjin për shpëtimin e qindra mijëra vendeve pune


Presidenti Obama nënshkruan ligjin për shpëtimin e qindra mijëra vendeve pune
Presidenti Obama nënshkruan ligjin për shpëtimin e qindra mijëra vendeve pune

Presidenti Barak Obama ka nënshkruar në ligj një legjislacion për të cilin thotë se do të shpëtojë 300 mijë vende pune për mësuesit, policët dhe punonjësit e sherbimeve publike.Më herët të martën Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan u mblodh në një sesion emergjent për të miratuar paketën prej 26 miliard dollarësh. Zoti Obama dhe demokratët thanë se kjo ishte e nevojshme para se fëmijët të kthehen në bankat e shkollës duke përjashtuar këtu mësuesit që kanë humbur vendet e punës si rezultat i krizave buxhetore të shteteve të goditura rëndë nga recesioni.

Pas një dite debati partiak, projekligji u miratua me 247 vota pro dhe 161 kundër.Orë para votimit dhe nën shoqërinë e dy mësuesve që mund të humbasin punën, presidenti Barak Obama bëri thirrje për miratimin e ligjit, duke thënë se legjislacioni të cilin ai tashmë e ka nënshkruar në ligj, do të shpëtojë vendet kritike të punës për punonjësit e sektorit publik, mësuesit, policët, zjarrëfikësit, infermieret dhe të tjetë gjatë vitit që vjen.

Ai u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se shkollimi dhe siguria e komuniteteve nuk duhet të jenë një çështje politike.

Këto interesa ndahen nga të gjithë në mbarë vendin. Një sfidë kjo që prek prindërit, fëmijët dhe qytetarët në pothuajse çdo komunitet në Amerikë, nuk duhet të jetë një problem demokrat apo republikan. Është një problem amerikan.

Legjislacioni ofron 10 miliard dollarë për shtetet për shpëtuar vendet e punës për 160 mijë mësues. Po ashtu cakton 16 miliard dollarë për të mbuluar shpenzimet mjekësore për të varfërit. Shtetet do të kenë para për të mbajtur në punë rreth 150 mijë policë dhe punonjës të tjerë të sektorit publik.

Demokratët thonë se shpenzimet për këtë masë mbulohen terësisht duke mbyllur klauzolat e taksave që ikurajojnë kompanitë që të çojnë vendet e punës jashtë Amerikës. Po ashtu një burim tjetër është edhe reduktimi i përfitimeve sociale për familjet me të ardhura të pakta.

Udhëheqësi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, demokrati Steny Hoyer thotë se legjislacioni është investim në vend që nuk shton defiçitin në buxhetin federal.

Ajo që po bëjmë është se po sigurohemi që fëmijët tanë të marrin arsimimin e duhur, sigurojmë që komunitetet tona janë të sigurta dhe të sigurojmë që të ruajmë çdo vend pune në Amerikë në mënyrë që të vazhdojmë të prodhojmë gjëra në Amerikë që amerikanët t’ja dalin mbanë.

Por republikanët e opozitës thonë se legjislacioni u shërben intereave të sindikatave të mësuesve dhe nuk trajton problemet në sistemin arsimor, dënon kompanitë duke shtuar taksat dhe përbën ndihmë financiare për shtetet.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, John Boehner, thotë se legjislacioni në fjalë është ndër politikat më të papërgjegjshme që ai ka parë. Ai thotë se populli amerikan kërkon përgjegjësi të vërtetë fiskale në Uashington dhe se qeveria federale nuk mund të përballojë stimuj të kotë shpenzimesh apo të përkujdeset për interesa të veçanta.

Populli amerikan po ulëret me të madhe ...ndalo...dhe Uashingtoni vazhdon të shpenzojë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi u kërkoi anëtarëve që të ktheheshin në Uashington nga pushimet verore pasi Senati miratoi legjislacionin për punën javën e kaluar.

Po ashtu të martën, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një legjislacion për sigurinë e kufinjëve prej 600 milion dollarësh për shtimin e sigurisë dhe vëzhgimit në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës. Senati, i cili miratoi një masë të ngjashme javën e kaluar, do ta marrë për shqyrtim masën kur të fillojë punën muajin që vjen.

XS
SM
MD
LG