Lidhje

Presidenti Obama nënshkruan në ligj Aktin Patriot


Presidenti Obama nënshkruan në ligj Aktin Patriot
Presidenti Obama nënshkruan në ligj Aktin Patriot

Presidenti amerikan Barak Obama firmosi duke e kthyer në ligj zgjatjen katër-vjeçare të disa pjesëve të ligjit të debatueshëm të përgjimeve në vend, pak para se dispozitat të skadonin dje. Ligjvënësit amerikanë e miratuan me shpejtësi zgjatjen e Aktit Patriot Amerikan.

Senati dhe dhoma e përfaqësuesve e miratuan mbrëmë masën me një diferencë të madhe votash pro. Presidenti Obama, i cili ndodhet në Evropë, autorizoi që projektligji të firmosej nga një paisje që bën firmën e tij.

Tre dispozitat që u zgjatën e bëjnë të mundur që autoritetet të përdorin përgjimet elektronike, të bëjnë kontrolle të dokumenteve të bizneseve me urdhër të gjykatës dhe të përgjojnë shtetasit e huaj që mund të jenë duke bërë komplote për sulme.

Administrata e presidentit Obama u bëri thirrje ligjvënësve të zgjasin dispozitat, duke thënë se pa to, Shtetet e Bashkuara e kanë më të vështirë të luftojnë sulmet terroriste.

XS
SM
MD
LG