Lidhje

Presidenti Obama, thirrje për arritjen e marrëveshjes së borxhit


Presidenti Obama, thirrje për arritjen e marrëveshjes së borxhit
Presidenti Obama, thirrje për arritjen e marrëveshjes së borxhit

Presidenti Barak Obama po u bën thirrje ligjvënësve republikanë dhe atyre demokratë t’i vazhdojnë edhe sot përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje të minutës së fundit për buxhetin.

Shpresat për marrëveshje u shtuan dje, kur një grup i ligjvënësish nga të dyja partitë, i quajtur “Grupi i të gjashtëve”, bëri të njohur një plan që kërkon shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve me 500 miliardë dollarës, në kuadrin e përpjekjes për pakësimin me 4 trilionë dollarë të shpenzimeve për dekadën e ardhshme.

Ky plan po ashtu kërkon ndryshime të rëndësishme për programet kryesore të ndihmave sociale, si ai për mjekësinë Medicare dhe për sigurimin e 1 trilionë dollarëve nga taksat gjatë 10 vjetëve të ardhshëm.

Presidenti Obama e cilësoi planin një trajtim të balancuar për pakësimin e deficitit, megjithëse ai nuk e miratoi atë. Por ai i nxiti ligjvënësit ta shndërrojnë planin në ligj, i cili të votohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërsa udhëheqësi i republikanëve në Kongres Eric Cantor tha se “Plani i të gjashtëve” kishte disa ide të mira.

XS
SM
MD
LG