Lidhje

Presidenti Obama viziton në Alabama shkatërrimet nga cikloni


Presidenti Obama viziton në Alabama shkatërrimet nga cikloni
Presidenti Obama viziton në Alabama shkatërrimet nga cikloni

President amerikan Barak Obama shkoi sot në Alabama ku vizitoi rrënojat e shkatërrimeve të shkaktuara nga tornadot e dhunshme që vranë më shumë se 300 njerëz.

Presidenti iu tha familjeve të prekura nga stuhia në qytetin e Tuskalusës se ai do t’i ndihmojë ato për t’u rimëkëmbur nga fatkeqësia. Ai tha gjithashtu se asgjë nuk mund të bëhet për qindra të vrarët, për të cilët ai tha se “ ata janë tashmë në mbretërinë e Zotit”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se zoti Obama bëri një ndalesë të shkurtër në Alabama, sepse ai donte të shihte nga afër shkatërrimet.

Zoti Obama u takua me guvernatorin e Alabamës Robert Bentli dhe zyrtarë të tjerë gjatë vizitës së tij të shkurtër.

Lagje të tëra janë shkatërruar në qytetin studentor të Tuskalusës, ku të paktën 36 njerëz u vranë, mes tyre dhe dy studentë të Universitetit të Alabamës.

Alabama u godit më shumë nga stuhitë e së të mërkurës, ku vdiqën më shumë se 200 njerëz.

XS
SM
MD
LG