Lidhje

Vazhdon dhuna në Siri


Vazhdon dhuna në Siri
Vazhdon dhuna në Siri

Të paktën 12 veta u vranë sot në Siri, ndërsa qeveria shtoi përmasat e fushatës shtypëse kundër protestuesve, megjithë shtimin e presionit nga komuniteti ndërkombëtar.

Grupe të të drejtave të njeriut thonë se të paktën 11 veta u vranë sot pasi forcat e sigurimit hynë në qytetin qendror të Homsit.

Këto grupe thanë se të paktën një civil u vra dhe 3 të tjerë u plagosën sot, pasi tanket hynë në disa fshatra në pjesën veri perëndimore të vendit, afër kufirit me Tuqinë.

Ndërkohë, dëshmitarët thanë se forcat e sigurimit kanë avancuar më në brëndësi të Deir el-Zourit, një qytet lindor i rrethuar për disa ditë. Presidenti sirian Bashar al-Assad është përballur me dënimin në rritje nga komuniteti ndërkombëtar për shtypjen e protestuesve. Këshilli i Sigurimit, që do të mblidhet sot, ka në plan të përqëndrohet në masa të tjera të mundshme kundër Damaskut. Javën e kaluar, Këshilli i Sigurimit bëri një deklaratë me gjuhë të ashpër, duke dënuar shtypjen nga qeveria të protestuesve të opozitës dhe duke bërë thirrje që t'i jepet fund dhunës.

XS
SM
MD
LG