Lidhje

Dita e Bastijës: Trump do t’u bashkohet festimeve


Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se presidenti Donald Trump do të vizitojë Parisin më 14 korrik, me rastin e festimeve për pavarësinë e Francës.

Zoti Trump pranoi ftesën që i bëri presidenti Emmanuel Macron, me të cilin zhvilloi të martën një bisedë telefonike.

Në njoftim thuhet se presidenti Trump "pret të riafirmojë lidhjet e forta të Amerikës me Francën".

Gjatë bisedës telefonike "dy udhëheqësit diskutuan edhe mbi situatën në Lindjen e Mesme dhe axhendën e samitit të ardhshëm të Grupit të Njëzetëshes që do të mbahet në Hamburg”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG