Lidhje

Presidenti Trump viziton Afganistanin


Presidenti i SHBA, Donald Trump, bëri një vizitë të panjoftuar në Afganistan për të takuar trupat amerikane me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Presidenti Trump mbërriti në bazën ajrore të Bagramit pak pas orës 8:30 pasdite, sipas kohës lokale dhe kaloi atje më shumë se dy orë e gjysmë. Për arsye sigurie, gazetarët kishin marrë udhëzime të rrepta për ta mbajtur sekret udhëtimin e presidentit.

Vizita vjen më shumë se dy muaj pasi Presidenti Trump ndërpreu papritmas bisedimet e paqes me Talibanët pas shpërthimit të një bombe në Kabul që vrau 12 njerëz, përfshirë një ushtar amerikan.

Vizita vjen gjithashtu në një moment të rëndësishëm për presidencën Trump, kur hetimi në Kongres që synon shkarkimin e Presidentit po vazhdon me shpejtësi.

Presidenti Trump dhe zonja e parë bënë një udhëtim të ngjashëm vitin e kaluar në Irak, natën e Krishtëlindjes - e para vizitë e tyre në një zonë aktive konflikti.

Edhe zëvendëspresidenti Mike Pence vizitoi trupat në Irak këtë javë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG