Lidhje

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit


Sekretari i Shtetit John Kerry e shfrytëzoi këtë ditë për t’i bërë thirrje qeverive në mbarë botën të krijojnë një mjedis, ku gazetarët të mund të veprojnë lirisht, të pavarur dhe pa frikë

Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, një datë e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të mbështetur lirinë e shprehjes.

Sekretari i Shtetit John Kerry e shfrytëzoi këtë ditë për t’i bërë thirrje qeverive në mbarë botën të krijojnë një mjedis ku gazetarët të mund të veprojnë lirisht, të pavarur dhe pa frikë. Zoti Kerry bëri thirrje përmes një deklarate, që të lirohen të gjithë gazetarët e burgosur, kudo qofshin ata.

Sekretari i Shtetit tha se në shumë vende ata që përpiqen të ushtrojnë lirinë e tyre të shprehjes përballen me shtypjen dhe kërcënimet, që nga aktakuza, e deri tek burgosja, apo vdekja.

Në fillim të javës organizata Freedom House publikoi raportin e vet global për lirinë e shtypit gjatë vitit të kaluar, ku thuhej se ka patur një rënie të lirisë së shtypit në shkallë botërore.
XS
SM
MD
LG