Lidhje

Sekretari i Shëndetësisë nën kritika për shpenzime udhëtimesh


Një ditë pas kritikave të Presidentit Donald Trump, sekretari i shëndetësisë Tom Price premtoi të enjten të dëmshpërblejë taksapaguesit për shpenzimet e bëra duke udhëtuar me avionë privatë të marrë me qera për udhëtime pune.

"Më vjen keq për shqetësimet që ka ngritur kjo çështje sa i përket përdorimt të dollarëve të taksapaguesve," tha zoti Price në një deklaratë. "Nuk u tregova i ndjeshëm sa duhet ndaj shqetësimeve të taksapaguesve."

Sekretari i Shëndetësisë tha se nuk do të bëjë kurrë më fluturime me avionë të porositur - "pa asnjë përjashtim" - dhe përsëriti premtimin e tij për të bashkëpunuar plotësisht me hetimet në vazhdim.

Ai tha gjithashtu se shpreson të qendojë në detyrën e tij, por në Shtëpinë e Bardhë, sekretarja e shtypit Sarah Huckabee Sanders nuk shkoi deri aty.

"Ne do të bëjmë një shqyrtim të plotë dhe do të shohim", u tha Sanders gazetarëve.

Të mërkurën, Presidenti Trump deklaroi se nuk është "i kënaqur" me shefin e tij të shëndetësisë lidhur me koston e lartë të udhëtimeve, kur ai mund të kishte paguar shumë më pak duke udhëtuar me avionë të zakonshëm.

I pyetur nëse do ta shkarkonte zotin Price, Presidenti tha: "këtë do ta shohim."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG