Lidhje

Problemet me pronat vazhdojnë të pengojnë investimet në Shkodër


Problemet me pronat vazhdojnë të pengojnë investimet në Shkodër
Problemet me pronat vazhdojnë të pengojnë investimet në Shkodër

Problemet e pronave, të pazgjidhura ende plotësisht, vazhdojnë të frenojnë ecurinë normale të mjaft investimeve të rendësishme në Shqipëri. Sot, disa dhjetra banorë të lagjeve periferike të qytetit të Shkodrës, pjesa më e madhe e të cilëve të ardhur vitet e fundit nga zonat malore, të mbështetur edhe nga Aleanca Kuq e Zi, protestuan përpara bashkisë duke kërkuar mosprishjen e shtëpive te tyre dhe ndryshimin e projektit të rrrugës, që do të lidhë hyrjen e qytetit me aksin e rrugës kombëtare, që shkon drejt pikëkalimit kufitar të Hanit të Hotit. Ky projekt, që do të shërbejë edhe si argjinaturë mbrojtëse për qytetin e Shkodrës, vlerësohet si investimi më i rendësishëm i qeverisë shqiptare në Rajonin e Shkodrës.

XS
SM
MD
LG