Lidhje

Programi DACA, ende pezull në Kapitol Hill


Programi nga i cili përfitonin imigrantët pa dokumente në Amerikë përfundoi zyrtarisht të hënën, duke i lënë ata nën kërcënimin e deportimit, në varësi të rezultatit të betejave ligjore në gjykatat federale. Ligjvënësit e të dyja partive thonë se të ashtuquajturit “ëndërrimtarë” meritojnë të kenë status ligjor, por ligjvënësit republikanë në Kongres nuk duket se do ta shqyrtojnë së shpejti fatin e tyre, pasi Senati hodhi poshtë muajin e kaluar disa propozime për imigracionin.

Ndërsa imigrantët e rinj vazhdojnë të protestojnë nëpër rrugë, një ligjvënës i vetëm republikan, këtë javë u përpoq të rifillojë debatin mbi programin DACA, për të rinjtë - fëmijë të prindërve imigrantë. DACA që u dha të ashtuquajturve “ëndërrimtarë” punë të përkohëshme dhe leje për të studjuar, deri në momentin kur Presidenti Trump i dha fund këtij programi.

“Kemi mësues, studentë dhe ushtarakë që janë përfitues të DACA-s. Ata janë miq dhe kolegë tanët, të cilët përfaqësojnë idetë më të mira të Amerikës…Kjo është arsyeja përse e paraqita ligjin për ta shtyrë programin edhe për tre vjet të tjerë dhe njëjohësisht për të miratuar fonde për sigurinë kufitare për tre vjet të tjerë.”- tha senatori republikan Jeff Flake.

Por një tjetër republikan ishte kundër kësaj ideje…

“Nëse Kongresi merr një herë vendim të përkohshëm, ai do ta bëjë këtë edhe 20 herë të tjera.”- tha senatori tjetër republikan, James Lankford.

…dhe çështja u la përsëri.

“Kjo është një çështje e ndërlikuar politikisht për republikanët.”- thotë ekspertja Molly Reynolds.

Republikanët kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit dhe udhëheqësit në asnjërën nga dyja dhomat nuk po premtojnë vota pro imigracionit.

“Udhëheqësi McConnell, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Ryan po hezitojnë t’i ekspozojnë këto përçarje brenda partisë. Unë gjithashtu mendoj se ata hezitojnë të duken sikur janë duke ua lënë fitoren demokratëve”, – thotë ekspertja.

Trump fajëson Demokratët për mosveprimin e Uashingtonit:

“Jemi duke u përpjekur të kemi një fitore të DACA-s për të gjithë, por demokratët nuk po kontribuojnë.”

Demokratët thonë se ishte Trump ai që i dha fund programit DACA. Në janar, presidenti u duk se e mbështeti një propozim dy partiak për disa ndryshime të DACA-s, por disa ditë më pas e hodhi poshtë atë.

“Kjo krizë humanitare këtu, kështu e quaj unë atë, u krijua nga Presidenti Trump më 5 shtator. Ai nuk ra dakord me 6 propozime të ndryshme dy partiake për zgjidhjen e porblemit të krijuar prej tij. Tani e ardhmja e këtyre njerëzve është e pasigurtë.”- tha senatori demokrat Dick Durbin.

“Tani çështja është në se demokratët duan të ushtrojnë presion për këtë çështje…”- thotë ekspertja Reynolds.

Demokratët mund të ushtrojnë presion për të marrë masa për imigracionin, përmes pezullimit të votimit për financimin e qeverisë. Ata e përdorën këtë taktitë në fillim të vitit, duke shkaktuar një mbyllje për pak ditë të qeverisë dhe udhëheqësit demokratë kanë shfaqur pak dëshirë për ta përsëritur këtë.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë fort për DACA-n, por duam të dimë opinionin e republikanëve, sepse janë ata që e kanë penguar vazhdimisht atë.”- tha senatori demokrat Schumer.

Sfidat në gjykata ndaj vendimit të Presidentit Trump për DACA-s kanë ndaluar deportimin e imigrantëve të rinj, duke e shtyrë në këtë mënyrë afatin që Kongresi të veprojë, duke bërë të mundur që “ëndërrimtarët” të vazhdojnë të mbeten në një situatë të pasigurtë, deri në zgjedhjet e mesit të mandatit në nëntor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG