Lidhje

Projekti energjitik i “Fushë Lukovës”


Kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama
Zyrtarët e Bankës Botërore në Shkup i thanë Zërit të Amerikës se, me kërkesë të qeverisë së Maqedonisë, Banka Botërore po punon për projektin energjitik të “Fushë Lukovës”, i cili synon përmirësimin e punës së hidrocentraleve egzistuese dhe ndërtimin e një hidrocentrali të ri.
Banka Botërore është duke bërë ende vleresime për projektin e paraqitur që prej vitit 2011, e sipas të cilit, sasia e ujrave që parashikohet të devijohen në kaskadën e Mavrovës do të jetë më e vogël se 2 metra kub për sekondë, që sipas burimeve të Bankës Botërore është më e ulët se sa parashikon marrëveshja për administrimin e ujrave midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Por meqë ky devijim ujrash prek edhe vendet fqinje, si Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë, sipas rregullave të Bankës Botërore, këto vende duhet të vihen në dijeni.
Projekti, që ende nuk është miratuar nga Bordi i Drejtorëve, ka ndeshur në vështirësi për shkak të konsideratave mjedisore dhe kundërshtimeve nga banorët në Maqedoni, meqë ai pritet të ndërtohet në një park kombëtar.
Për këtë çështje, e cila ka ndezur debate të shumta dhe në Shqipëri, foli sot kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi opozitën se po manipulon politikisht:
"Nuk ka projekt! Sepse projekti në këtë rast, nuk quhet një ide apo një skicë-ide e një qeverie tjetër, por quhet një projekt-zbatimi që e ka në tryezë edhe qeveria jonë, përderisa përfshin apo prek edhe Shqipërinë. Por as ne nuk e kemi një të tillë, as qeveria maqedonase nuk e ka një të tillë. As Banka Botërore nuk e ka financuar një të tillë. As bëhet fjalë që një projekt i tillë të financohet nga Banka Botërore apo nga cilido institucion financiar ndërkombëtar pa miratimin edhe të qeverisë së Shqipërisë dhe në respekt të marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare", deklaroi zoti Rama.
XS
SM
MD
LG