Lidhje

Prokurorët e SHBA: Studiuesja kineze e akuzuar strehohet në konsullatë


Prokurorët e SHBA thonë se konsullata kineze në San Francisko po strehon një studiuese nga Kina që ata thonë se fshehu lidhjet e saj me ushtrinë kineze kur aplikoi për të marrë vizën amerikane.

Prokurorët i ngritën akuzat për mashtrim me vizën ndaj studiueses Tang Juan më 26 qershor.

Sipas dokumenteve të gjykatës, në kërkesën e saj për vizë Tang pretendoi se nuk kishte lidhje me ushtrinë kineze, por agjentët e FBI-së më vonë gjetën foto të saj në uniformë ushtarake dhe informacione se ajo kishte punuar si studiuese në Universitetin Mjekësor Ushtarak të Forcave Ajrore të Kinës.

Prokurorët thonë se Tang Juan është pjesë e një programi të ushtrisë kineze për të dërguar në Amerikë shkencëtarë që fshehin punësimin e tyre të vërtetë, për të vjedhur pronë intelektuale në kolegjet dhe institutet kërkimore amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG