Lidhje

Prokurorët gjermanë: Arid Uka sulmoi në shenjë zemërimi ndaj luftës së SHBA në Afganistan


Prokurorët gjermanë: Arid Uka sulmoi në shenjë zemërimi ndaj luftës së SHBA në Afganistan
Prokurorët gjermanë: Arid Uka sulmoi në shenjë zemërimi ndaj luftës së SHBA në Afganistan

Prokurorët gjermanë që po hetojnë incidentin në aeroportin e Frankfurtit thanë se personi sulmoi trupat amerikane nga zemërimi për luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Prokurori Rainer Griesbaum tha se 21 vjeçari Arid Uka nga Kosova ishte revoltuar nga një video që ka parë në internet një ditë më parë ku tregohen ushtarë amerikanë që bastisin një shtëpi në Afganistan. Prokurori tha se i pandehuri u tha autoriteteve se donte të parandalonte akte të tilla.

Prokurorët citojnë të dyshuarin të ketë thënë se ndërsa punonte në aeroport kishte dëgjuar shpesh trupat amerikane të mburreshin për aktet e përgjakshme që do të kryenin në Afganistan.

Prokurori tha se Uka iu drejtua shoferit të autobuzit me pretekstin për të kërkuar një cigare. Pasi pyeti nëse ushtarët po shkonin në Afganistan, Uka qëlloi atë që u përgjigj në kokë. Më pas ai bërtiti Allahu Akbar dhe qëlloi shoferin gjithashtu në kokë.

Dy ushtarë të tjerë amerikanë u plagosën nga sulmi. Prokurori tha se i pandehuri u përpoq të qëllonte një ushtar tjetër në kokë por arma iu bllokua.

Autoritetet gjermane besojnë se Uka ishte radikalizuar nga informatat në Internet dhe thanë se nuk ka tregues që ai të ketë lidhje me ndonjë grup terrorist. Por prokurori tha se incidenti tregon rrezikun e islamistëve që veprojnë më vete.

XS
SM
MD
LG