Lidhje

Prokurorët ngrejnë zyrtarisht akuzat ndaj Breivik


33 vjeçari i cili kreu masakrën më të madhe në kohë paqeje në Norvegji mund të mos ballafaqohet me burgim.

Prokurorët sot ngritën zyrtarisht akuza kundër Anders Behring Breivik për vrajse dhe terrorizëm në lidhje me bombardimet dhe të shtënat që vranë 77 persona. Akuzat për vrasje shoqërohen me një dënim maksimal me 21 vjet burgim, por prokurorët thanë se ata fillimisht do të kërkojnë që i akuzuari të mbahet në një spital psikiatrik për mjekim.

Në nëntor të vitit të kaluar, dy psikiatër deklaruan se vrasësi kriminal është i çmendur. Prokurorët thanë se ata do të ndryshojnë rekomandimet për shkallën e dënimit vetëm në rast se do të ketë dëshmi të reja lidhur me shëndetin mendor të zotit Breivik.

Avokatët e zotit Breivik kanë hedhur përgjegjësinë penale të klientit të tyre për masakrën, duke argumentuar se ai beson se këto akte ishin të nevojshme për të shpëtuar Norvegjinë dhe Evropën nga dyndja e muslimanëve dhe për të ndëshkuar politikanët që përqafojnë larminë kulturore.

XS
SM
MD
LG