Lidhje

Prokurori i Serbisë: Mlladiçi të pyetet edhe për krime të muslimanëve


Prokurori i Serbisë: Mlladiçi të pyetet edhe për krime të muslimanëve
Prokurori i Serbisë: Mlladiçi të pyetet edhe për krime të muslimanëve

Prokurori i Serbisë për krimet e luftës po kërkon që ish komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç, i cili i është dorëzuar Hagës, të pyetet edhe për krime të kryera kundër serbëve gjatë konfliktit boshnjak të viteve 90.

Zyra e prokurorit tha sot se po kërkon leje nga Gjykata e Hagës që Mlladiçi të pyetet edhe për krime që thuhet se janë kryer nga forcat e myslimanëve të Bosnjes të komanduara nga Naser Oriç në qytetin lindor të Srebrenicës.

Gjykata e Hagës e la të lirë Oriçin, por prokurorët serbë thonë se pyetjet e tyre kanë të bëjnë me incidente që nuk përfshihen në akuzat e ngritura kundër tij.

Serbët thonë se mijëra njerëz të tyre janë vrarë brenda dhe rreth Srebrenicës përpara masakrës së vitit 1995, për të cilën akuzohet Mlladiçi dhe ku u vranë tetë mijë burra dhe djem myslimanë.

XS
SM
MD
LG