Lidhje

Protesta pro dhe kundër ndërhyrjes në Siri


Pasi Presidenti Barak Obama njoftoi se do të kërkojë mbështetjen e Kongresit për ndërhyrje në Siri, në Shtetet e Bashkuara, por edhe në vende të tjera të botës u zhvilluan demonstrata pro dhe kundër ndërhyrjes amerikane në Siri.

Demonstrata kundër luftës u zhvilluan dje para Shtëpisë së Bardhë në Uashington si dhe protesta të tjera në Francë, Gjermani, Britani, Australi, Jordani dhe Turqi, një ditë pasi qeveria amerikane paraqiti raportin e saj ku konfirmon se qeveria siriane ka përdorur armë kimike kundër civilëve.

Në Nju Jork, rreth 200 njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Siri, duke bërë një demostratë të zhurmëshme në distriktin e teatrove në Times Square të mbushur me turistë.

Në Sakramento të Kalifornisë, disa dhjetra njerëz që ishin kundër ndërhyrjes u mblodhën jashtë gjykatës federale.

Demostrata u organizua nga Cindy Sheehan, e cila u bë aktiviste kundër luftës, pas vrasjes së të birit që ishte mobilizuar në luftë në Irak në vitin 2005. Ajo njoftoi dje se do të konkuronte për postin e guvernatorit të Kalifornisë në vitin 2014, si kandidate e Partisë Paqe dhe Liri.

“Që nga 9 shtatori 2011 ne jemi angazhuar në shumë vende në Lindjen e Mesme. Obama na ka angazhuar më tepër në Afganistan, Pakistan, Jemen, Somali, Libi, dhe tani në Siri. Kjo është e papranueshme”.

Në Hjuston të Teksasit, ku banojnë shumë siriano-amerikanë, rreth 100 njerëz dolën për të protestuar në një rrugë përballë zonës së galerive kundër një sulmi të mundshëm amerikan në Siri.

Ata që kundërshtonin ndërhyrjen amerikane ishin më të shumtë në numër se ata që e mbështesnin atë.

Njerëzit që mbështesnin ndërhyrjen amerikane në Siri valvitnin flamj sirianë të pavarësisë që përdoreshin para ardhjen së fuqi të partisë Baath në vitin1963 dhe mbanin në duar pankarta, në një prej të cilave shkruhej “Banorët e Hjustonit kundër armëve kimike”.
XS
SM
MD
LG