Lidhje

Protestat në Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme ngrenë shqetësime në botë


January 26: Riot police keep watch as they hold shields during clashes with protesters in Cairo. Thousands of Egyptians defied a ban on protests by returning to Egypt's streets on Wednesday and calling for President Hosni Mubarak to leave office, and some
January 26: Riot police keep watch as they hold shields during clashes with protesters in Cairo. Thousands of Egyptians defied a ban on protests by returning to Egypt's streets on Wednesday and calling for President Hosni Mubarak to leave office, and some

Në gjithë Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, qytetarët e zakonshëm po mbajnë prej disa javësh protesta masive javët e fundit duke kërkuar që t’u jepet fund regjimeve autokratike. Ata duan qeverisje më të mirë, më pak korrupsion dhe më shumë shanse ekonomike. Ata vijnë nga të gjitha fushat e jetës, përfshirë grupe dikur të ndaluara islamike. Materiali i mëposhtëm analizon se çfarë duan këto grupe dhe se çfarë e pret në të ardhmen këtë rajon:

Gjatë 23 vjetëve në pushtet, ish-presidenti tunizian Zine El Abidine Ben Ali shtypi grupet e opozitës, përfshirë mbështetësit e regjimit islamik. Por tani që zoti Ben Ali nuk është më në pushtet. Rachid Ghannouchi, udhëheqësi i partisë së ndaluar islamiste Ennahdha është kthyer në Tunizi pas 20 vjetësh në mërgim. Në aeroport ai takoi përkrahësit e tij dhe i shpërfilli stereotipet e krijuara.

“Lëvizjet islamike kanë një rreze të gjerë që nga ajo e Osama bin Ladenit tek ajo e Rexhep Taip Erdoganit, atëherë pse do media të më bëjë të dukem si bin Laden apo Ajatollah Komeini i Iranit, kur unë jam më shumë si një Erdogan”.

Opinioni publik në Tunizi është i përzier për këtë çështje.

“Ideologjia e Ghannouchit është ekstremiste dhe nëse e zgjedhim, do të ishte njëlloj sikur të zgjidhnim një Ben Ali tjetër”.

“As Ben Ali, as Habib Bourguiba, nuk i dhanë asnjë shans islamistëve. Pse të mos u japim një shans tani”.

Zoti Ben Ali e cilësonte Ennahdhan një grup terrorist islamik, por disa studiues e shohin si më të moderuar. Walid Phares i Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington është autor i librit “Revolucioni i Ardhshëm”. Ai e krahason Ennahdhan me Vëllazërinë Myslimane në Egjipt ose AKP-në në Turqi.

/

“Ata duan të rrisin pjesëmarrjen e tyre në mënyrë që të përfshihen në çdo qeveri të ardhshme. Por sfida e vërtetë do të ishte që pasi të jenë pjesë e qeverisë, e shoqërisë, a do të bëjnë thirrje për një shtet islamik apo do të bëhen siç ishte AKP-ja”.

Ian Lesser, këshilltar i Presidentit Bill Klinton për Afrikën e Veriut në vitet 1990, thotë se kjo është arsyeja që situata në Libi është kaq e paqëndrueshme.

“Ka shumë mënyra sesi islamizmi i llojeve të ndryshme mund të përdoret në Libi që nga forcat politike legjitime nga njëra anë e deri në elementë krejtësisht ekstremistë të interesuar për terrorizmin nga ana tjetër”.

Ka të tjerë që shqetësohen për rrezikun e ekstremizmit politikë, mes së cilëve shumë udhëheqës botërorë.

“Ne nuk duam që të marrë një drejtim të rrezikshëm ku fondamentalizmi islamik të mbizotërojë në të ardhmen e këtyre shoqërive”.

“Kjo do të thoshte dekada plot zjarr dhe përhapje e mëtejshme e ekstremizmit”.

Në Egjipt, protestat masive i dhanë fund regjimit 30 vjeçar të Hosni Mubarakut dhe shtypjes së lëvizjeve opozitare, përfshirë Vëllazërinë Myslimane. Xhon Espozito është pedagog i studimeve fetare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Georgetown.

“Vëllazëria Myslimane në Egjipt për të paktën 40 vjet, që nga koha e Sadatit ka vepruar brenda sistemit si një lëvizje sociale dhe politike, shpesh duke siguruar shpëbime sociale më mirë se qeveria. Ka funksionuar nën regjim shtypës”.

Nathan Brown i Universitetit George Washington thotë se Vëllazëria ka bërë të lindin lëvizje radikale, por thotë se nuk do të që të ndryshojë krejtësisht shoqërinë ekzistuese.

“Ata duan një islamifikim gradual të shoqërisë dhe të përcaktuar në mënyrë shumë të përgjithshme. Ata thjesht duan që njerëzit të dinë më shumë për fenë”.

Ashtu si kryengritjet popullore në Tunizi dhe Egjipt, edhe algjerianët dolën në rrugë. Ali Belhadj është një nga dy udhëheqësit e Frontit Islamik të Shpëtimit, një forcë e ndaluar në Algjeri.

“Njerëzit nuk kanë frikë. Sistemet kanë frikë. Ata thënë që zgjedhë populli, atëherë lëreni popullin të zgjedhë”.

Fronti Islamik i Shpëtimit do që Algjeria të kthehet në një republikë islamike. Ishte gati për të fituar në zgjedhjet e vitit 1990, por qeveria e mbështetur nga ushtria e anulloi votën, duke shkaktuar një luftë civile që kushtoi dhjetra-mijëra jetë. Ja ç’thotë Xhon Espozito i Universitetit Georgetown.

“Fronti kishte ardhur në pushtet shumë herë dhe ishte rizgjedhur dhe mendohej se kishte ardhur në pushtet përmes rrugëve demokratike, jo një herë, por disa herë. Kur sheh vende si Jordania, Kuvajti, Turqia, Indonezia, Malajzia, ku ka parti ose kandidatë islamikë që kanë shërbyer në parlament, që kanë qenë anëtarë qeverish, zëvendës kryeministra dhe madje edhe kryeministra, ka një prirje për t’u vënë re këtu”.

Qeveri të kaluara në Tunizi dhe Egjipt përdornin frikën e ekstremizmit islamik për të justifikuar pjesërisht regjimin autokratik. Por Espozito dhe ekspertë të tjerë thonë se çdo vend është një realitet më vete. Feja mund të luajë një rol legjitim në politikë, por edhe të ketë një program më ekstremist.

XS
SM
MD
LG