Lidhje

Protestat në Hamburg

  • Luis Ramires

Policia në Hamburg u përlesh me protestuesit për të dytën ditë ndërsa udhëheqësit e 20 ekonomive më të pasura të botës filluan bisedimet. Pas një vizite të suksesshme në Poloni, udhëheqësi amerikan Donald Trump përballet me një skenar të vështirë në Hamburg ku përfshihen takime me udhëheqësit e Kinës, Gjermanisë dhe Rusisë dhe me një listë të gjatë çështjesh të debatueshme.

Skena në Hamburg ishte shumë ndryshe nga mikëpritja e ngrohtë që Presidenti Trump mori në Poloni. Të paktën katër makinave të parkuara iu vu zjarri ndërsa protestuesit filluan të bllokonin rrugët kryesore gati dy orë para fillimit të takimit të G-20ës.

Policia përdori pompat e ujit për të shpërndarë dhjetra protestues anti-kapitalistë që bllokuan një kryqëzim të rëndësishëm në qytet. Protestuesit kishin ngritur çadra për ditë me radhë, në pritje të udhëheqësit amerikan.

“Çfarë mendoj? Donald Trump është një lloj simbolike për këtë çështje, si të menaxhohet kriza në botë. Ai është një lloj simboli i armiqve tanë”, thotë një protestuese.

Protestuesit kundër globalizimit nuk lejuan Zonjën e Parë, Melania Trump të merrte pjesë në një takim të grave të udhëheqësve botërorë pasi policia nuk mund të siguronte rrugën.

Më shumë se 100,000 protestues pritet të jenë në Hamburg; gati 8 mijë prej tyre konsiderohen pjesë e krahut të majtë të dhunshëm të Evropës, sipas policisë.

Hamburgu ka qënë historikisht qendra e protestave anti-kapitaliste të krahut të majtë – një simbol i hapjes që kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon të demonstrojë ndërsa argumenton kundër politikave protektoniste.

"Mendoj se jemi të bashkuar në vullnetin tonë për të forcuar marrëdhëniet shumëpalëshe në takimin e nivelit të lartë të G-20ës, pasi kemi nevojë për shoqëri të hapura, veçanërisht të hapura për tregëtinë.”

Disa orë para mbërritjes së zotit Trump, ministri i Jashtëm gjerman shprehu shqetësim se ankesat e zotit Trump rreth një sufiçiti të madh gjerman mund të çojnë në një luftë tregëtare me Shtetet e Bashkuara.

Hamburgu i jep gjithashtu zotit Trump shansin për të ndarë shqetësimet e tij me presidentin kinez Xi Jinping për çështje të rëndësishme si Koreja e Veriut dhe tregëtinë e çelikut nën çmimin e tregut nga Kina.

Së bashku me krerët e ekonomive kryesore të botës, në qytet janë bashkuar mijëra demonstrues anti-kapitalistë. Policia gjermane ishte përgatitur për dhunë dhe konfiskoi qindra armë të prodhuara në mënyrë artizanale, përfshi flakëhedhës dhe shkopinj.

Me mosmarrëveshjet e shpalosura para takimit, çështjet e vështira dhe listën e personazheve të fortë që marrin pjesë në të, skena në Hamburg është e volitshme për shumë dramë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG