Lidhje

SHBA, protesta kundër dhunës policore


Vazhduan edhe mbrëmë në mbarë Shtetet e Bashkuara marshimet e protestës kundër vendimeve të jurisë për të mos ngritur akuza ndaj policëve të bardhë lidhur me vdekjen e disa afrikano-amerikanëve të paarmatosur.

Protestuesit në Nju Jork bllokuan rrugët para pallatit të sportit Barclays Center, ku po zhvillohej ndeshja e basketbollit mes ekipit Cavaliers të qytetit Cleveland dhe Nets të Brooklinit. Demonstruesit brohorisnin “Nuk marr dot frymë” – fraza tashmë e mirënjohur që u bën jehonë fjalëve të fundit të 43-vjeçarit Eric Garner. Ai vdiq në korrik kur një polic i bardhë, që po përpiqej t’i vinte prangat, e shtrëngoi fort në fyt, duke i shkaktuar vdekjen.

Në solidaritet me protestuesit edhe lojtarët e basketbollit kishin veshur bluza me frazën e famshme. Demonstratat zhvillohen gjithashtu në protestë ndaj vrasjes së adoleshentit të paarmatosur Michael Brown në Ferguson të Mizurit.

XS
SM
MD
LG