Lidhje

Putin për bashkëpunim me SHBA kundër terrorizmit


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të madh me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.

Zoti Putin tha sot se shpërthimet në Boston vërtetojnë se policia e tij në rajonin e trazuar të Kaukazit Verior kishte të drejtë dhe se Perëndimi kishte gabuar, siç u shpreh ai me mbështetjen e militantëve në Çeçeni.

Zoti Putin tha se shreson që tragjedia “na bashkon me njëri-tjetrin për të ndalur kërcënimet e përbashkëta”. Ai tha se Rusia ishte gjithashtu një viktimë e terrorizmit ndërkombëtar.

Udhëheqësi rus i bëri komentet e tij gjatë një interviste telefonike që u transmetua drejtpërdrejt në mbarë vendin.
XS
SM
MD
LG