Lidhje

Takim Putin-Erdogan në Soçi


Në Soçi të Rusisë, në brogjet e Detit të Zi, ishte sot për vizitë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Në qendër të bisedimeve ishin situata në Siri dhe rivendosja e lidhjeve të plota ekonomike mes të dy vendeve.

Presidenti rus i tha homoplogut të tij turk se aftësia për të diskutuar për çështje të rëndësishme si Siria, tregon se marrëdhëniet mes të dy vendeve po riparohen plotësisht.

Bashkëpunimi për Sirinë shënon një kthesë të rëndësishme për Rusinë dhe Turqinë, që mbështesin palë të kundërta në konflikt. Interesat konfliktuale çuan në rrëzimin e një avioni ushtarak rus nga një avion turk në kufirin me Sirinë në nëntor të vitit 2015.

Moska reagoi, duke i vënë kufizime tregtare dhe ndaj turizmit në Turqi, që e dëmtuan rëndë ekonominë turke.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG