Lidhje

Putin nënshkruan ligjin për daljen nga traktati INF


Reagan dhe Gorbachev nënshkruajnë traktatin në vitin 1987.

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar legjislacionin që pezullon pjesmarrjen e vendit në Traktatin e Armatimeve Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimit (INF). Traktati në fjalë, mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, u arrit në vitin 1987 gjatë Luftës së Ftohtë.

Ligji, i miratuar nga parlamenti muajin e kaluar, u publikua sot në portalin e qeverisë për të dhënat ligjore.

Në muajin shkurt, Shtetet e Bashkuara pezulluan pjesmarrjen në traktatin INF, ndërsa Uashingtoni dhe vendet aleate akuzuan Rusinë se po dislokonin një sistem raketor që bie ndesh me paktin.

Rusia, e cila i hodhi poshtë akuzat, bëri të njëjtën gjë. Moska e akuzon Uashingtonin për shkelje të traktatit, një akuzë e hedhur poshtë nga Shtetet e Bashkuara.

Traktati INF ishte i pari i këtij lloji për të eleminuar një kategori të tërë raketash. Traktati ndalonte Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë që të zhvillonin, prodhonin apo dislokonin raketa tokësore me peshë nga 500 deri 5 mijë kilogramë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG