Lidhje

Presidenti Putin fton presidentin Trump në Rusi


Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se e kishte ftuar presidentin amerikan Donald Trump në Moskë dhe se të dy ishin të gatshëm për takime të mëtejshme të nivelit të lartë, por se duhet të krijoheshin kushtet e përshtatshme për mbajtjen e takimit.

Presidentët Trump dhe Putin u takuan në Helsinki javën e kaluar, por zoti Trump u përball me kritika të ashpra në Shtetet e Bashkuara pasi u duk sikur e pranoi pretendimin e zotit Putin se Rusia nuk kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur para gazetarëve në një takim të vendeve në zhvillim në Afrikën e Jugut, zoti Putin tha se bisedat telefonike mes Moskës dhe Uashingtonit ishin të pamjaftueshme dhe se të dyja palët duhet të takoheshin për të folur për çështje si marrëveshja bërthamore me Iranin dhe konfliktet globale.

Komentet e zotit Putin u bënë pasi Shtëpia e Bardhë u zmbraps nga sugjerimi i zotit Trump se Putini mund të vinte për vizitë në Uashington këtë vjeshtë.

Më pas Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se nuk do të mbahej asnjë takim para se të mbyllej hetimi i posaçëm për bashkëpunimin e mundshëm mes zotit Trump dhe Rusisë, që do të thotë se takimi nuk do të mbahej para vitit 2019.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG