Lidhje

Putin, largim i trupave ruse nga Ukraina


Agjenci ruse të lajmeve njoftojnë se Presidenti Vladimir Putin u ka kërkuar ligjvënësve rusë t’u heqin trupave ruse lejen që u ishte dhënë për të ndërhyrë në Ukrainë.

Njoftimet thonë se Presidenti Putin ia paraqiti kërkesën Dhomës së Lartë të Parlamentit sot.

Mbrëmë, Presidenti Barak Obama i kërkoi Presidentit Putin në një bisedë telefonike të ndihmojë për zbatimin e planit të Presidentit ukrainas Petro Poroshenko për uljen e tensioneve politike, duke filluar me shpalljen të premten e një armëpushimi.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti amerikan i kërkoi zotit Putin për t’u bërë presion separatistëve pro-rusë që të respektojnë armëpushimin dhe të ndalin transportin e armëve nga Rusia drejt Ukrainës.

XS
SM
MD
LG