Lidhje

Merr fund rinumërimi i votave në qarkun e Shkodrës


Ky rinumërim nuk solli asnjë ndryshim në ndarjen e mandateve për në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë

Në Shqipëri rinumërimi i të gjithë votave të qarkut të Shkodrës nuk solli asnjë ndryshim në ndarjen e mandateve për në parlamentin e ardhshëm.


Hapja e kutive të këtij qarku u kërkua nga republikanët të cilët pretendonin të merrnin një nga pesë mandatet e fiuara nga partia demokratike. Por në fund të rinumërimit, rezultoi se diferenca mes tyre dhe demokratëve ishte prej afër 80 votash me e madhe se ajo që ishte deklaruar fillimisht.

Nga 8 komisione zonale që ka qarku i Shkodrës, vetëm në njërën prej tyre u vunë re probleme, ky kryesisht partitë e mëdha kishin llogaritur në favor të tyre, vota të partive të vogla aleate. Megjithatë, edhe pas rinumërimit nuk pati ndryshime as në raportet mes dy koalicioneve të mëdha, ku ai i majtë u konfirmua me 6 mandate ndërsa të djathtët me 5.


Hapja e kutive u kundërshtua nga socialistët të cilët e cuan cështjen në kolegj, i cili do të duhet të shprehet nesër për të, por edhe për Kukësin ku është Lëvizja socialiste për Integrim që kërkon një mandat.

XS
SM
MD
LG