Lidhje

Qendra Lincoln për Edukim


Teatri Ford në Uashington ka hapur një Qendër të re për Edukim dhe Drejtim. Në focus është presidenti Abraham Lincoln, i cili udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë luftës civile në vitet 1860. Presidenti u vra vetëm disa ditë pas përfundimit të luftës ndërsa po shikonte një shfaqje në Teatrin Ford. Zoti Lincoln kosiderohet si një nga presidentët më të mëdhenj të Amerikës dhe qendra e vë theksin tek vdekja e presidentit dhe trashëgiminë që la pas.

Rreth 750,000 njerëz vizitojnë Teatrin Ford çdo vit – për të parë vendin ku u qëllua presidenti Lincoln. Tani ata mund të shkojnë në anën tjetër të rrugës në shtëpinë ku ai vdiq dhe më pas në qendrën pas saj.

Një kullë 10 metra e lartë me 7 mijë libra të shkruar për Abraham Lincoln tregon interesimin e figurës së tij.

Kuratorja Tracey Avant thotë se për Lincolnin ka më shumë libra sesa për çdo amerikan tjetër.

“Ai vazhdon të jetë mjaft tërheqës dhe njerëzit e çdo brezi që kërkojnë të përkufizojnë se kush është Abraham Lincoln për ta.”

Qendra ka disa artifakte, si një dorezë nga arkivoli i presidentit dhe sende të përdorura për ta zbukuruar atë. Ekspozita të tjera rikrijojnë trenin që transportoi arkivolin e tij dhe një hangar ku ku John Wilkes Booth, vrasësi i presidentit u qëllua për vdekje.

Ka gjithashtu ekspozita interactive, që e impresionuan vizitorin Charlie Doerin.

“Është mjaft tërheqëse, teknologji mjaf e lartë për Abraham Lincoln.”

Tracey Avant thotë se një nga arsyet që qendra u hap ishin pyetjet e vizitorëve për presidentin.

“Ai është një figure shumë e rëndësishme për ne sot, kështu që duam që njerëzit të kuptojnë se çfarë ishin të veçantat e Abraham Lincolnit që e bëjnë atë të jetë i rëndësishëm sot dhe e kanë bërë atë kaq popullor.”

Lufta civile filloi pasi 11 shtete të jugut, që njiheshin si Konfederata, u shkëputën nga veriu për shkak të të drejtave të shteteve, përfshi skllavërinë. Në vitin 1863, Lincoln njoftoi se skllavëria do të përfundonte. Dy vjet më vonë, jugu u dorëzua dhe Shtetet e Bashkuara mbetën një.

Avant thotë se edhe pse presidenti Lincoln ishte një figurë e debatueshme, ai admirohej.

“Kjo ka të bëjë shumë me stilin e tij të lidershipit, personalitetin e tij dhe gjërat arriti. Fakti që ai arrinte të komunikonte lehtë me njerëzit e thjeshtë pasi kishte ardhur nga e njëjta shtresë.”

Alex Walton vlerëson atë që bëri presidenti.

“Atij iu desh të përballej me shumë probleme dhe mendoj se asnjë nuk mund t’i zgjidhte më mirë.”

Qendra tregon gjithashtu presidentët amerikanë dhe udhëheqës botëror të cilët kanë cituar presidentin Lincoln për tema si kurajoja, barazia dhe toleranca.

“Shkrimet e tij përfshijnë ide vërtetë të mëdha, çështje të rëndësishme, por ai shkroi në një stil elegant dhe shumë të thjeshtë që nuk ishte e zakonshme në atë kohë."

Henry Cranston po studion për presidentin Lincoln në Angli prej nga vjen.

“Pjesa që mu duk më interesante ishte një pullë për të në Ghana.”

Wendy Taylori i pëlqeu shumë qendra.

“Më pëlqen mënyra sesi inkurajon njerëzit për të menduar rreth disa prej vlerave që mbrojti Lincolni për ta bërë botën një vend më të mirë.”

Për ta përforcuar këtë, qendra ka krijuar një video me amerikanë të thjeshtë që citojnë parimet që mbështeste presidenti Lincoln.

XS
SM
MD
LG