Lidhje

Oatman, një qytet historik i Perëndimit Amerikan


Oatman, qyteti i Perëndimit të Egër amerikan
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Sot, imazhi që kujtojmë për Perëndimin e Egër të Amerikës (American Wild West) me minatorët që rendnin pas depozitave të arit, me pijetoret dhe kaubojsat mbi kuaj duket si diçka që i përket të kaluarës së largët, e gjallë vetëm në filmat e Hollivudit. Por qyteti i Oatmanit në Arizona, dikur i njohur për minierat e arit, nuk e braktisi kurrë të kaluarën e tij. Këtu, kuajt dhe gomerët janë ende mjeti kryesor i transportit dhe shpesh mund të dëgjohet zhurma e të shtënave me armë nga aktorët që përsërisin skenat e luftimeve të asaj periudhe të egër. Korrespondontja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot vizitoi këtë qytet dhe përgatitit materialin që po transmetojmë.

Aktorët portretizojnë jetën në Perëndimin Amerikan gjatë dyndjes drejt depozitave të arit në mesin e viteve 1800.

Në ato ditë, kishte luftime të shpeshta në qytete si Oatman, ku plaçkitësit sulmonin bankat për të vjedhur arin.

Sot, Oatman organizon disa herë në javë drama që përsërisin disa nga skenat e së kaluarës, për turistët të cilët janë të interesuar të mësojnë për historinë e dhunshme dhe spektakolare të Perëndimit Amerikan.

"Vendi ynë është shumë i ri në krahasim me vendet evropiane ose vendet aziatike, prandaj njerëzit janë të hipnotizuar nga Perëndimi i Egër dhe ata dëshirojnë të vijnë dhe të shohin kaubojsat, të gjitha gjërat e ndryshme, minierat. Ky është në të vërtetë një komunitet minatorësh", thotë Linda Woodard, pronare e një studioje fotografike në Oatman.

Ari u zbulua për herë të parë në këtë pjesë të Arizonës në fund të viteve 1800. Oatman u themelua disa dekada më vonë, pasi mbërriti grupi i parë i njerëzve në kërkim të pasurisë.

Popullsia u rrit në gati 10,000 banorë, duke e bërë këtë qytetin më të madh në rajon.

Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë njerëz i braktisën minierat në kërkim të vendeve të tjera të punës. Popullsia u zvogëlua në vetëm 300 banorë.

Por, Oatman u kthye në jetë katër dekada më pas, këtë radhë si një destinacion turistik.

"Big" Mike Fox, banor i qytetit, thotë se zbuloi lirinë kur u zhvendos këtu në vitet 1980:

"Unë e nxjerr jetesën nga aftësitë e mia, bazuar në vendimet e mia dhe në mënyrën time. Askush nuk ndërhyn në punët e mia. Unë jetoj sipas dëshirës sime".

Ai e arrin këtë duke kërkuar për të gjetur ar. Në Oatman ende ka depozita ari. Gjeologët përllogarisin se të paktën dy mijë tonë të këtij thesari të çmuar gjenden nën këto male.

Por, turizmi është sektori që po e shpëton qytetin. Këtu ka plot argëtime, mund të përshëndetesh me gomerë miqësorë, hotele që janë frekuentuar nga aktorë të famshëm si Clark Gable dhe Carole Lombard gjatë muajit të mjaltit dhe patjetër, edhe fantazma.

Oatman nuk do të ishte një qytet i Perëndimit të Egër Amerikan pa këto elemente!

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG