Lidhje

Rama: Termi "materialet zgjedhore" përfshin fletët e votimit


Rama: Termi "materialet zgjedhore" përfshin fletët e votimit
Rama: Termi "materialet zgjedhore" përfshin fletët e votimit

Kryetari i partisë socialiste Edi Rama tha sot se sipas kodit zgjedhor shqiptar, termi materialet zgjedhore, i përdorur në rezolutën e parlamentit europian për hetimin e zgjedhjeve të qershorit 2009 përfshin edhe fletet e votimit.

Sipas zotit Rama duhet bërë një kompromis i ndershëm e funksional dhe se çdo përpjekje për të zvarritur çështjen e transparencës dhe për të tkurrur objektin e hetimit të zgjedhjeve do të jetë e kotë. Ai paralajmëroi edhe një herë se nëse edhe këmbanat e alarmit që sipas tij përfaqësojnë përfundimet e rezolutës së parlamentit europian nuk do të dëgjohen atëherë opozita do t'u rikthehet protestave.

Dje në parlament kryeministri Berisha nga ana e tij tha se ishte i gatshëm që komisioni hetimor të nisë punën me objekt materialet zgjedhore, duke nënkuptuar kështu vetëm dokumentacionin zgjedhor dhe jo fletët e votimit, elementi kyç që ka penguar deri tani arritjen e një kompromisi.

XS
SM
MD
LG