Lidhje

Ramadi, trupat irakiane, përleshje me ISIS


Trupat irakiane rrethuan luftëtarët e grupit Shteti Islamik sot në qendër të Ramadit, ku po përpiqen të rimarrin kontrollin e qytetit që e humbën para shtatë muajsh dhe të tkurrin më tej territorin e asaj që ekstremistët e quajnë “kalifat”.

Në ditën e dytë të ofensivës madhore, forcat e udhëhequra nga një njësi elitë e kundër-terrorizmit përparuan drejt një kompleksi qeveritar në Ramadi, kryeqyteti i provincës Anbar të Irakut. Disa qindra luftëtarë të Shtetit Islamik besohet se kanë rrethuar veten me barrikada në qendër të qytetit.

Zyrtarë të ushtarakë irakianë thonë se forcat qeveritare pritet të marrin nën kontroll Ramadin pas disa ditësh.

Një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që po mbështet trupat irakiane me goditje ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik, ishte më i përmbajtur në vlerësimin e misionit, duke thënë se rimarrja e kontrollit të Ramadit ishte “e pashmangshme”, do të ishte një luftë e vështirë dhe do të donte kohë.

XS
SM
MD
LG