Lidhje

Vazhdon spastrimi i luftëtarëve të IS nga Ramadi


Forcat irakiane vazhduan sot përpjekjet për të spastruar luftëtarët e Shtetit Islamik nga Ramadi, pasi rimorën një kompleks qeveritar në qytetin e rëndësishëm në perëndim të vendit.

Luftëtarët irakianë ngritën flamurin mbi zyrat qendrore qeveritare në qendër të qytetit të hënën, ndërsa të tjerët valvisnin armët duke festuar me parakalime nëpër rrugët e kryeqytetit të provincës Anbar.

Forcat irakiane thanë se hapi tjetër është spastrimi i ndonjë foleje të rezistencës dhe pastrimi i Ramadit dhe rrethinave nga minat e shumta të vëna nga Shteti Isalmik. Ende nuk është i qartë numri i të vrarëve dhe plagosurve nga të dy palët. Pjesa dërmuese e popullsisë civile ishte strehuar brenda një spitali.

Kryeministri Haider al-Abadi deklaroi në telvizonin irakian se 2016 do të jetë viti kur Shteti Islamik do të dëbohet nga Iraku. Ai tha se qyteti i dytë më i madh i vendit është objektivi i ardhëshëm i ushtrisë irakiane.

XS
SM
MD
LG