Lidhje

BE: Publikohet raporti për Shqipërinë

Në Bruksel u prezantua sot raporti i vlerësimit mbi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Raporti vlerëson arritjet dhe reformat e realizuar deri tani duke vënë theksin te nevoja e thellimit të luftës kundër krimit e korrupsionit, që përbëjnë ende shqetësim, te reforma në sistemin gjyqësor dhe te rivendosja e një dialogu politik të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës

BE: Publikohet raporti për Shqipërinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:34 0:00

“Shqipërisë ju dha statusi kandidat në qershor si një njohje për përpjekjet e saj për reforma dhe përparimeve të bëra në përmbushjen e kushteve të kërkuara. Vendi duhet të konsolidojë impulsin e reformave dhe të përqëndrojë përpjekjet e tij për të trajtuar sfidat e integrimit europian në një mënyrë të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse. Si qeveria dhe opozita duhet të sigurojnë që debati politik të zhvillohet së pari në parlament”.

Me këtë paragraf të shkurtër komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle përkufizoi vlerësimin për Shqipërinë në prezantimin e raporteve të progresit për vendet që synojnë të jenë një ditë pjesë e Bashkimit europian.

Raporti bën vlerësime pozitive për përpjekjet e vendit në realizimin e reformave duke vënë në pah një vendosmëri më të madhe në luftën kundër korrupsionit dhe rezultate të arritura vecanërisht në luftën kundër krimit të organizuar. Por dokumenti i Brukselit nënvizon se:

“..megjithatë ka ende shumë mangësi, vecanërisht në fushën e shtetit të së drejtës. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë sfida domethënëse”, thekson dokumenti i cili më pas jep në mënyrë të detajuar fushat ku duhet përqëndruar vëmendja.

“Shqipëria duhet të veprojë me vendosmëri për vazhdimin e reformës së administratës publike me qëllim që të forcojë profesionalizimin dhe depolitizimin e saj; të ndjekë një reformë tërësore të gjyqësorit për të përforcuar pavarësinë e tij, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe në konsultim të ngushtë me komisionin e Venecias; të intensifikojë përpjekjet antikorrupsion dhe të ndërmarrë hapa të tjerë të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar për të bërë të mundur rezultate të qëndrueshme në hetimet proaktive, ndjekjen penale dhe ndëshkimin, në të dyja fushat”, vëren dokumenti i Komisionit europian.

Një problem i vazhdueshëm për vendin mbetet klima politike dhe kësaj çështje i vihet një theks i vecantë.

“Eshtë e një rëndësie kritike që procesi i reformave të shoqërohet nga një dialog politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm mes qeverisë dhe opozitës”, thuhet në rekomandimet duke theksuar se: “Qeveria duhet të garantojë që opozita të ketë mundësinë që të kryejë plotësisht funksionin e vet demokratik të kontrollit. Në të njejtën kohë, opozita duhet gjithashtu të angazhohet në mënyrë kontruktive në proceset demokratike. Mbështetja te kompromisi dhe roli konstruktiv në parlament është jetësore për qëndrueshmërinë e reformave”, nënvizon dokumenti i Komisionit europian.

Raporti i këtij viti nuk pritej të kishte surpriza, duke qenë se një provë të rëndësishme vendi e kaloi në qershor me marrjen e statusit. Tani sfida mbetet te plotësimi i 5 përparësive kyce të përcaktuara si kushti për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Kryeministri Edi Rama tha sot pasdite se 5 përparësitë janë mekanizma për modernizimin e vendi: “Nuk janë të gjitha këto hapa dhe masa që ne i ndërmarrim se na i kërkon komisioni e se na i thotë BE-ja. Por për ne është vendimtare që në Shqipëri të vendoset sundimi i ligjit. Që në Shqipëri drejtësia të mos jetë sinonim i korrupsionit, administrata të mos ketë pika përputhjeje me korrupsionin dhe jeta e qytetarëve të mos jetë e penguar nga korrupsioni”.

Por për të gjithë është e qartë se shpejtësia e procesit të integrimit do të përcaktohet edhe nga klima politike në vend. Kryeministri Rama tha se “cfarë ne e kemi konsideruar të drejtë të opozitës e konsiderojmë të drejtë të opozitës sot. Cfarë ne i kemi kërkuar qeverisë dje, jemi të gatshëm ta ofrojmë sot, një më një, për opozitën në cdo rast dhe sa herë kjo të shprehet si nevojë nga opozita. Ne presim që opozita të thotë cfarë mund të bëjmë ne, cfarë kërkon”.

Ndërsa nga na e saj kryetarja e re e delagacionit të Bashkimit europian në Tiranë Romana Vlahutin, shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në arritjen e këtij dialogu.

Raporti i vlerësua pozitivisht edhe nga ana e opozitës sipas së cilës dokumenti i Brukselit “është i qartë, objektiv dhe përfshin në masë të madhe shqetësimet dhe problemet me të cilat vendi është përballur, një pjesë e mirë e të cilave kjo opozitë i ka denoncuar në mënyrë të përditshme e të përjavshme”, deklaroi mbrëmë kryetari demokrat Lulzim Basha. Sipas tij fakti që “qeverisë i kërkohet të respektojë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet e gjykatave në tërësi vetëm 3 muaj pas marrjes së statusit të vendit kandidat, është thellësisht alarmues”.

Lidhur me pjesmarrjen e opozitës në parlament, zoti Basha u shpreh se “rikthimi i jetës parlamentare mund dhe duhet të bëhet vetëm kur Edi Rama, si përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar, të reflektojë, të flasë, të bëjë një mea-culpa të madhe për katranosjen që i ka bërë parlamentit, në mënyrë që të krijohen premisat për të shkuar drejt një marrëveshjeje shumicë dhe opozitë që do të zgjidhte njëherë e mirë çështjen e sovranitetit të padiskutueshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që do të zgjidhte njeherë e mirë çeshtjen e dekriminalizimit të Parlamentit të Shqipërisë dhe mbarë administratës publike”, deklaroi kreu i opozitës.

XS
SM
MD
LG