Lidhje

Rastet e dhunës ndaj punonjëseve të hotelit kthejnë vëmendejn tek statusi i tyre social


Rastet e dhunës ndaj punonjëseve të hotelit kthejnë vëmendejn tek statusi i tyre social
Rastet e dhunës ndaj punonjëseve të hotelit kthejnë vëmendejn tek statusi i tyre social

Në javët e fundit, dy bankierë të njohur janë arrestuar nën akuzën për sulme seksuale ndaj punonjësve të hoteleve në Nju Jork. Këto raste hodhën dritë mbi rrezikun me të cilin përballen punonjëset e hotelit, shumica e të cilave shihen si gra të dobta, të varfëra dhe anonime.

Dhjetra punonjëse hoteli u rreshtuan përgjatë trotuarit duke hedhur parrulla ndaj ish kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Stros Kahn, teksa ai arriti në gjyq për leximin e aktpadisë për dhunë seksuale.

Ato thërrisnin “Të të vijë turp” ndërsa ai hynte në gjykatë. Punonjëset u mblodhën në shenjë solidariteti me viktimën e dyshuar. Një prej tyre, Biviana Vaskez , thotë se ato kanë kërkesa bazë.

“Ne duam drejtësi dhe respekt. Kjo është ajo që kërkojmë, sepse ne punojmë për të mbijetuar si gjithë të tjerët”.

Në 29 maj, hoteli i njohur Pierre, në Nju Jork, ishte skenë e një tjetër tentative të dyshuar seksuale ku ishte i përfshirë ish kreu i Bankës egjiptiane të Aleksandrisë, Mahmud Abdel Salam Omar. Ai u arrestua gjithashtu nën akuzën e abuzmit me një punonjëse hoteli.

Shumë punonjëse që merren me pastrim në hotele në Amerikë janë imigrante. Akuzuesja e Stros Kahnit është një vejushë 32 vjeçare nga Guinea që rrit vajzën e saj 15 vjeçare.

Dorçen Leidhold e grupit Shenjtëri për Familjet, grup i cili ndihmon gratë e abuzuara, jep portretin e viktimës së dyshuar bazuar në takimet e saj të shpeshta me gra nga Guinea.

“Në se do të karakterizojmë atë, ajo është një grua jashtëzakonisht punëtore, e cila bën gjithçka për të mbajtur vehten dhe vajzën e saj, dhe e cila herë pas here nis të ardhura dhe tek pjestarët e familjes së saj në Guine”.

Këshilltarja e grupit Shenjtërimi i Familjeve Mariama Diallo thotë se sulmuesit shpesh shfrytëzojnë frikën që punonjëset imigrante kanë se mos humbasin vendin e punës nëse njoftojnë për një sulm ndaj tyre.

“Kriminelët mendojnë se nëse unë bëj diçka kundër saj, ndoshta ajo nuk di si të bëjë një raportim në polici, ndoshta është pa dokumenta dhe nuk do të njoftojë nga statusi i saj. Ose ndoshta është kaq në nevojë sa do më lejojë të bëj ç’të dua”.

Cënueshmëria e punonjëseve mbas dyerve të mbyllura është një çështje që i përket sindikatave të punonjësve të hoteleve për t’i ndihmuar ato nga ngacmimet dhe sulmet e klientëve të hotelit. Sepecialisti sigurisë Anthony Roman thotë se administrata e hotelit mund të marrë masa për të ndihmuar punonjëset.

“Tek masat përfshihet teknologjia, proçedurat e menaxhimit dhe protokollet, si dhe një ekip sigurie. Këto janë gjërat për të cilat sindikata duhet të luftojë për t’i patur në hoteleri”.

Një nga zgjidhjet teknike të propozura është dhënia e një pajisjeje elektronike e cila ka një buton paniku, për të dhënë alarmin në rast problemi.

Pavarësisht se si shkon ecuria e gjyqit, rastet e bankierëve Stros Kaahn dhe Omar kanë përqëndruar vëmendjen tek shqetësimi i punonjëseve të hotelit, të cilat shpresojnë se kjo vëmendje do të rezultojë në mbrojtje më të mirë të tyre ndaj mysafirëve të rrezikshëm.

XS
SM
MD
LG