Lidhje

Ratko Mlladiç e kaloi natën e parë në një qeli të izoluar në Hagë


Ratko Mlladiç e kaloi natën e parë në një qeli të izoluar në Hagë
Ratko Mlladiç e kaloi natën e parë në një qeli të izoluar në Hagë

I dyshuari i serbëve të Bosnjes për krime lufte Ratko Mlladiç e kaloi natën e parë në një qeli të izoluar në Hagë ku pret gjykimin nën akuzat për gjenocid.

Një autokolonë me katër makina dhe një helikopter shoqëruan 69 vjeçarin Mlladiç në burg dje.

Mlladiç u arrestua në Serbi javën e kaluar pasi qëndroi i fshehur për 16 vjet. Ai është tani në të njëjtën qendër ku qëndron ish partneri i tij politik Radovan Karadzic i cili po gjykohet për krime lufte.

Mlladiç akuzohet për masakrën e 8 mijë burrave dhe djemve mysliman në Srebrenicë në vitin 1995 që supozohej të ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara.

Një ministër serb tha se qeveria serbe autorizoi ekstradimin e Mlladiçit për në gjykatën e Hagës pasi gjykatësit mohuan apelimin e tij ndaj një vendimi të mëparshëm se 69 vjeçari është në gjendje të pranueshme shëndetësore për t’u ekstraduar në Hagë. Avokatët e tij kishin argumentuar se Mlladiçi është tepër i dobët për të dalë para gjykatës.

XS
SM
MD
LG