Rebelët libian thanë se sulmet ajrore të Natos goditën një pozicion të rebelëve pranë qytetit Brega sot, duke plagosur disa luftëtarë.
Rebelët që thanë se janë plagosur nga sulmet ajrore u shtruan në një spital në qytetin e Axhdabisë.
Udhëheqësit e rebelëve kanë kritikuar Naton se ka dështuar të mbrojë civilët dhe se nuk kanë sulmuar sa duhet forcat ushtarake.
Ndërkohë zyrtarët thanë se një grup kontakti ndërkombëtar që përfshin Shtetet e Bashkuara, aleatët evropian dhe të Lindjes së Mesme do të takohen javën e ardhshme në Katar për të diskutuar ndërhyrjen ushtarake në Libi.