Lidhje

Rusia fillon zvogëlimin e pranisë ushtarake në Siri


aeroplanmbajtësja ruse "Admiral Kuznetsov"

Rusia ka filluar një reduktim të pranisë së saj ushtarake në Siri.

Shefi i ushtrisë, Valery Gerasimov, njoftoi sot se “në përputhje me vendimin e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, Vladimir Putin, ministria ruse e mbrojtjes filloi reduktimin e forcave ushtarake në Siri”.

Zoti Gerasimov tha se aeroplanmbajtësja “Admiral Kutznestov” dhe anijet e saj shoqëruese do të jenë të parat që do të largohen.

Moska ka qenë një aleate kyçe e Presidentit sirian Bashar al-Assad gjatë luftës shkatërruese civile të Sirisë.

Forcat ruse luajtën rol thelbësor në dëbimin e rebelëve nga qyteti Aleppo muajin e kaluar, që përfaqëson edhe fitoren më të madhe të qeverisë siriane në mbi pesë vite luftë.

Moska, e cila njoftoi dhe për një armëpushim ndërmjet forcave qeveritare dhe disa grupeve rebele, është tashmë ndër aktorët kryesorë në përpjekjen për organizimin e bisedimeve të paqes.

XS
SM
MD
LG