Në Shqipëri Komisioni i Reformës në Drejtësi pritet të mblidhet nesër për të diskutuar mbi projektligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas opinionit të shprehur javën e kaluar nga ekspertët ndërkombëtarë rreth vërejtjeve të opozitës. Po nesër pasdite është parashikuar dhe konferenca e kryetarëve për të përcaktuar datat e thirjes së seancave për votimin e këtij ligji si dhe dy ligjeve të tjera që janë pjesë e paketës për zbatimin e Reformës.