Lidhje

Trafiku i refugjatëve në jug të Shqipërisë


Në Jug të Shqipërisë vazhdojnë të riaktivizohen rrjetet e trafiqeve të paligjshme. Në brezin e kufirit me Greqinë grupe të tjera refugjatësh sirianë u bllokuan nga forcat policore shqiptare në përpjekje për të hyrë në thellësi të vendit.Rreth 65 refugjatë të paligjshëm nga Siria, mes të cilëve edhe gra dhe fëmijë , pritet të rikthehen drejt Greqisë, njoftoi policia e Gjirokastrës.

Ndërkaq në Vlorë policia njoftoi se po heton një shtetas italian ,pronar i një mjeti lundrimi , që u gjet dje i braktisur në brigjet e Vlorës.

Policia dyshon se mjeti, me fuqi të lartë motorike , përdorej për trafik të lëndëve narkotike.

Policia tha se ka nisur hetimet ndaj shtetasit italian që u vetëparaqit në policinë e Vlorës.

Riaktivizimi i rrjeteve të trafikut në këtë rajon vjen prej dyndjes së refugjatëve nga Siria por edhe nga vendet aziatike prej territorit grek drejt territorit shqiptar.

Trafiku i refugjateve ka qenë tranzitnga Greqia ne Shqiperi dhe me pas drejt Malit të Zi ndërkohë që drejt brigjeve italiane vazhdon të jetë i përhapur trafiku i lendeve narkotike.

XS
SM
MD
LG