Banorët e zonave malore, të cilët rreth 20 vite më parë u shpërngulën në periferi të qytetit të Shkodrës, në kërkim të një jete më të mirë, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të përballen me vështirësi në procesin e integrimit. Mungesa e vendeve të punës si dhe gjendja e vështirë e infrastrukturës në zonën ku ata jetojnë, i kanë shtyrë herë pas here të protestojnë për të tërhequr vemendjen e strukturave shtetërore.